Lajme
1000 veta protestojnë në Cyrih kundër racizmit
Policia ka raportuar për rreth 1000 pjesëmarrës. Demonstrata është shpërndarë pas orës 14 pasdite. Atmosfera në të cilën është zhvilluar marsi protestues, ishte e qetë
Valës së protestave antiraciste të shkaktuara nga vrasja e një personi me ngjyrë në SHBA nga një polic, i janë bashkuar edhe qytetarët e Cyrihut.
Disa qindra njerëz janë mbledhur të hënën në qytetin e Cyrihut për një demonstrim në formë marshi protestues kundër racizmit. Ata kanë protestuar kundër dhunës policore mbi zezakët, javën e kaluar pas një operacioni fatal të policisë në Shtetet e Bashkuara.
Policia ka raportuar për rreth 1000 pjesëmarrës. Demonstrata është shpërndarë pas orës 14 pasdite. Atmosfera në të cilën është zhvilluar marsi protestues, ishte e qetë.
Sipas policisë, disa nga demonstruesit mbanin maska mbrojtjeje në gojë, por rregulli i mbajtjes së distancës nuk respektohej kudo, përcjell albinfo.ch. Sipas vendimit të fundit federal, vetëm deri në 30 njerëz është e lejuar të tubohen në Zvicër që nga e shtuna.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










