Tematike
Mbi 1000 viktima të abuzimit seksual në Kishën Katolike në Zvicër
Studimi thotë: Shumica e viktimave, 74 për qind, ishin të mitur, “duke filluar nga foshnjat dhe fëmijët para pubertetit deri tek të rinjtë pas pubertetit”
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Cyrihut, qindra njerëz në Kishën Katolike në Zvicër kanë qenë viktima të dhunës seksuale, duke filluar nga mesi i viteve 1950 – veçanërisht fëmijët. Këto gjetje kanë marrë vëmendje të gjerë në mediat zvicerane të ditëve të fundit.
Rastet e zbuluara, saktësisht 1002 sosh, janë vetëm “maja e ajsbergut”, thuhet në studimin, i cili nuk është ende i plotë, transmeton albinfo.ch. Historianët nga Universiteti i Cyrihut kanë raportuar se 510 të akuzuar dhe 921 persona të prekur ishin identifikuar gjatë prezantimit të studimit të tyre.
Kjo ishte hera e parë që një ekip i pavarur kërkimor pati mundësinë të shikonte dosjet mbi abuzimin seksual në mjediset e Kishës Katolike në arkivat e kishës, në Zvicër. Studiuesit supozojnë se numri i rasteve të paraportuara është i madh.
“Rastet e identifikuara janë pa dyshim vetëm maja e ajsbergut”, thonë për emdiat zvicerane profesoreshat Monika Dommann dhe Marietta Meier, të cilat kanë drejtuar projektin. Shumë raste të tjera janë “fshehur, mbuluar apo banalizuar”.
Gjithashtu mund të supozohet se vetëm një pjesë e vogël e rasteve janë raportuar. Përveç kësaj, shumë arkiva nuk janë ende të qasshme dhe disa skedarë janë shkatërruar. U zbuluan raste që varionin nga “kalimet problematike të kufirit deri tek abuzimet më serioze, sistematike që zgjatën me vite”.
Tre të katërtat e viktimave ishin të mitur, rreth 39 për qind e të prekurve ishin femra dhe pothuajse 56 për qind ishin meshkuj. Për pesë për qind, gjinia nuk mund të përcaktohet qartë në burime. Ndërsa, me disa përjashtime, të akuzuarit ishin burra.
Shumica e viktimave, 74 për qind, ishin të mitur, “duke filluar nga foshnjat dhe fëmijët para pubertetit deri tek të rinjtë pas pubertetit”, thotë studimi, përcjell albinfo.ch. 14 për qind të abuzimeve preknin të rriturit, 12 për qind e rasteve ishin të paqarta për moshën e të prekurve, autorë ishin klerikë katolikë, punonjës të kishës dhe anëtarë të urdhrave fetarë në Zvicër.
Studiuesit identifikojnë kujdesin baritor (kishtar, klerikët), sektorin arsimor si dhe urdhrat fetarë dhe komunitetet e reja shpirtërore, si zona për abuzim në mjedisin e kishës. Kjo përfshinte rrëfimin, shërbimin në altar dhe mësimin fetar.
Autorët e studimit vënë në dukje se në shumë raste ligji penal i kishës pothuajse nuk zbatohej. Në shumë raste, zyrtarët e kanë mbuluar ose minimizuar këtë çështje. Klerikët e akuzuar dhe të dënuar janë transferuar, ndonjëherë jashtë vendit – gjithashtu për të shmangur dënimin laik.
“Interesat e Kishës Katolike dhe personaliteteve të saj u vendosën mbi mirëqenien dhe mbrojtjen e besimtarëve”, thuhet në studim. Edhe kur klerikët u dënuan penalisht, ata shpesh mbroheshin nga dioqezat dhe lejoheshin të vazhdonin të punonin me fëmijët dhe të rinjtë, siç tregojnë studimet e rasteve nga studimi.
Projekti pilot është përpjekja e parë sistematike për të përcaktuar dhe përvijuar shkencërisht abuzimin seksual në kontekstin e Kishës Katolike në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Një hetim më i madh duhet të pasojë dhe të jetë i disponueshëm pas tre vjetësh. Më pas do të shikohen edhe arkivat që nuk mund të shiheshin më parë, si ato nga shtëpitë katolike, shkollat dhe urdhrat fetarë, si dhe do të shqyrtohet edhe roli i shtetit.
“Në të ardhmen, bashkëpërgjegjësia e shtetit duhet të shqyrtohet më nga afër, veçanërisht në fushat sociale bamirëse dhe arsimore, sepse detyrat shpesh i delegoheshin kishës, veçanërisht në zonat katolike,” thuhet në përgjigjen e dhënë nga universiteti ku është bërë studimi.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër Brenda dy vitesh, numri i rasteve ka shkuar nga 478 në 8,102, të cilat kanë pasoja... -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër












