Futboll
10,000 dollarë nga fondi ‘Xhaka-Shaqiri’ për të prekurit nga tërmeti
10,000 dollarë të mbledhur gjatë verës së vitit 2018 nga kontoja e fondit “Xhaka – Shaqiri” do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Është bërë e ditur se 10,000 dollarë të mbledhur gjatë verës së vitit 2018 nga kontoja e fondit “Xhaka – Shaqiri” – pas dënimit nga FIFA për simbolin e flamurit që ata bënë kundër Serbisë – do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kështu ka thënë iniciatori i atij donacioni, Rilind Reka, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.
“Duke iu bashkangjitur ndihmave për tërmetin në rajonin e Durrësit, kam autorizuar donacion prej $10,000 nga kontoja e fondit Xhaka, Shaqiri për simbolin e Flamurit”, ka thënë Reka.
Paratë e mbledhura me qëllim pagesën e gjobave të shqiptuara nga FIFA ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ishin paraparë t’i dorëzoheshin Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Por, Federata e Futbollit të Zvicrës nuk e kishte pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve që bënë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë në Botëror.
Rilind Reka asokohe kishte treguar në Facebook se Federata e Zvicrës i ka rekomanduar që paratë e grumbulluara të dorëzohen për ndonjë kauzë të mirë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













