Kosova
101-vjetori i Parlamentit të parë shqiptar
Pas një periudhe zgjedhore që zgjati disa muaj, më 21 prill 1921, në orën 10:00 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.
Ishin 78 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet në mars të vitit 1921.
Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror të Shqipërisë (AQSH) ruhet një numër shumë i madh njësish dokumentare, mes tyre dorëshkrime në origjinal me rëndësi të posaçme për historinë e vendit që lidhen me këtë proces zgjedhor dhe gjithçka rrodhi prej tij me veprimtarinë e Këshillit Kombëtar.
Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjës i vitit 1920.
Pas hapjes së sesionit prej Dhimitër Kacimbrës, Pandeli Evangjeli merr fjalën i dyti si i zgjedhuri për të kryesuar Këshillit Kombëtar në këtë legjislaturë.
Procesverbali i seancës së parë të Këshillit Kombëtar ruhet në origjinal në AQSH dhe është doemos i botuar në disa variante, i pari po në vitin 1921.
Parlamenti i vitit 1921, i cili u formua pas këtij procesi zgjedhor, të parit në vend, njihet për nivelin e lartë të përfaqësimit pasi të zgjedhurit ishin intelektualët më të zëshëm të kohës.
Veç njësive dokumentare origjinale që lidhen me këtë legjislaturë dhe ato në vijim, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjenden botimet me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.
Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua











