Lajme
109 vjet burg për nëntë xhihadistët në Shqipëri
Nga 152 vite burgim që kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së parë dha 126 vite, ndërsa Apeli e la në 108.8 vite në total për nëntë të dënuarit
Gjykata e Apelit në Shqipëri ka lënë në burg nëntë myslimanët e akuzuar për nxitje të terrorit, rekrutimin dhe dërgimin e më shumë se 70 burrave për të luftuar me grupet rebele në Siri, shkruan ‘Daily Mail’.
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ndryshoi qëndrimet për katër të burgosur, që ishin të dënuar prej 13 deri 18 vjet burg, kurse u reduktuan për pesë të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi janë 108 vjet e tetë muaj burg për të gjithë të arrestuarit, kurse ata ishin shumë të pakënaqur.
Nga 152 vite burgim që kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së parë dha 126 vite, ndërsa Apeli e la në 108.8 vite në total për nëntë të dënuarit.
Rreth dy të tretat e tre milionë njerëzve në Shqipëri janë myslimanë. Udhëheqës të rëndësishëm fetarë iu kanë bërë thirrje besimtarëve të mos bashkohen me grupet rebele në Siri dhe Irak, por besohet se rezultat nuk janë aq të mira.
Vendimi i Apelit për Krimet e Rënda
Gert Pashja – 17 vjet burgim
Genc Balla – 17 vjet burgim
Bujar Hysa – 18 vjet burgim
Zeqir Imeri – 13 vjet burgim
Orion Reçi – 6 vjet burgim
Verdi Morava – 10 vjet burgim
Edmond Balla – 13 vjet burgim
Fadil Muslumani – 10 vjet burgim
Astrit Tola – 4 vjet e 8 muaj burg
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













