Lajme
11-vjeçarja nominohet si aktorja më e mirë në Golden Globes
Vogëlushja 11-vjeçare, Helena Zengel, fitoi Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë. Tani ajo është nominuar edhe për Golden Globe, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ajo është nominuar krahas yjeve të Hollivudit, Jodie Foster dhe Glenn Close, për Golden Globe, për rolin e saj në filmin me Tom Hanks “Të reja nga bota” (News from the World).
Vitin e kaluar, kur sapo kishte mbushur 11 vjeç, Helena u nderua për rolin e saj në filimin “Systemsprenger” me Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë.
Në një intervistë për stacionin televiziv gjerman RBB, ajo tha se “para fillimit të xhirimeve e dija që Tom Hanks ishte aktor, por nuk e dija se sa i famshëm është ai në të vërtetë. Sepse ai bën filma për të rritur dhe unë më parë nuk kisha parë kurrë ndonjë film me të”.
E-Diaspora
-
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë Artistja nga Kosova me banim në Vjenë, Albana Ejupi, hap ekspozitën “Body Under Construction” në Tiranë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët
Jeta në Zvicër
-
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit Pushimet verore kanë sjellë trafik të rënduar në Zvicër, ndërsa autoritetet rekomandojnë rrugën alternative përmes San... -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët














