Lajme
110-vjetori i Pavarësisë, Ambasada shqiptare në Zagreb feston
Me përjetimin e himnit shqiptar në Zagrebin zyrtar, është festuar 110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Në një festë sa zyrtare, po aq diplomatike dhe me elementë të kulturës nga të dyja vendet, ambasadori ynë në Kroaci ka bërë bashkë përfaqësues politikë e akademikë që kontribuojnë në bashkëjetesën e dy vendeve mike, përcjell albinfo.ch.
Në pritje morën pjesë zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, z. Oleg Butkovic, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë z. Gordan Grlić Radman, Prokurorja e Përgjithshme e Kroacisë, si dhe Kryetarja e Grupit parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri, deputetja Ermina Lekaj, të gjithë kontribuues të një miqësie të mirë mes dy vendeve.
“Në këtë pritje dua të theksoj jo vetëm rëndësinë e pavarësisë së Shqipërisë 110 vjet më parë, por edhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kroaci, të cilat në vite kanë shënuar rritje të qëndrueshme në fushën politike, ekonomike e kulturore”, tha ambasadori shqiptar në Kroaci, Riza Poda.
Ambasadori Poda vlerësoi posaçërisht mbështetjen e Kroacisë për proceset integruese të Shqipërisë në BE, ndërsa ministri i Jashtëm kroat, z. Gordan Grlić Radman, përshëndeti në emër të kryeministrit Andrej Plenkovic dialogun politik mes dy vendeve.
Vallet tradicionale nga treva të ndryshme të Shqipërisë, të performuara nga dy valltarët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë ardhur nga Tirana, i dhanë më shumë gjallëri festës, që shoqërohej me gatime tradicionale shqiptare si dhe një ambienti ku përmes një ekspozitë të pranishmit të kishin mundësi të shijonin pamje nga qytete të Shqipërisë turistike.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër











