Kosova
Ministria e Jashtme e Kosovës reagon pas tragjedisë në Austri, njofton se janë në kontakt me autoritetet
Në një komunikatë për media, MPJD tha se megjithëse autoritetet zyrtare në Vjenë nuk e kanë konfirmuar, nga burime jozyrtare është mësuar se një e mitur me prejardhje nga Kosova mund të jetë ndër viktimat, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Austri, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një shkollë në Graz.
Sipas informatave zyrtare nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Vjenë, në shkollë kanë humbur jetën 10 persona, gjashtë gra dhe katër burra, përfshirë edhe autorin e dyshuar, i cili dyshohet se kreu vetëvrasje brenda shkollës.
Nga informacionet e deritanishme, ndër viktimat është vetëm një shtetas i huaj nga Polonia, ndërsa të tjerët janë shtetas austriakë. Nuk ka informacione zyrtare për persona nga Kosova në mesin e viktimave apo të plagosurve.
Megjithatë, burime jozyrtare tregojnë se një e mitur me prejardhje nga Kosova, L. B., e lindur në Austri në vitin 2010, mund të jetë ndër viktimat.
Autoritetet austriake nuk kanë publikuar ende listën zyrtare të viktimave dhe të plagosurve për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes dhe moshës së përfshirëve.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga











