Lajme
Bagazhe falas dhe kompensime më të sigurta, Parlamenti Europian mbështet udhëtarët e linjave ajrore
Komiteti për Transport dhe Turizëm i Parlamentit Europian ka miratuar një propozim për të azhurnuar rregullat e të drejtave të pasagjerëve ajrorë, që janë në fuqi që nga viti 2004. Qëllimi është të sigurohet mbrojtje më e mirë për udhëtarët në rast vonesash, anulimesh apo moslejimi për të hipur në aeroplan.
Ky vendim përfaqëson qëndrimin e Parlamentit ndaj propozimeve të Këshillit të BE-së të qershorit 2025, të cilat synonin kufizimin e disa të drejtave të pasagjerëve. Deputetët evropianë nuk pranojnë reduktimin e kompensimeve dhe kërkojnë që pasagjerët të kenë të drejtë për rimbursim, ridrejtim ose kompensim nëse fluturimi vonohet më shumë se tre orë, anulohet ose u mohohet hipja në bord. Sipas Parlamentit, kompensimi duhet të mbetet midis 300 dhe 600 eurove, në varësi të distancës së fluturimit, ndërsa Këshilli kishte propozuar një gamë prej 300–500 eurosh.
Komiteti po ashtu përcakton qartë rastet “jashtëzakonshme” që e çlirojnë linjën ajrore nga përgjegjësia për kompensim, si fatkeqësitë natyrore, konfliktet, moti i keq ose grevat e papritura që prekin linjën ajrore ose aeroportin. Ai propozon që listës t’i bëhet përditësim i rregullt nga Komisioni Europian. Për pasagjerët që përballen me vonesa të gjata, kompanitë ajrore do të jenë të detyruara të ofrojnë pije çdo dy orë, ushqim çdo tre orë dhe akomodim për maksimum tre netësh.
Një fokus i veçantë është dhënë për udhëtarët me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe pasagjerët me nevoja speciale, të cilët do të kenë të drejtë për kompensim, ridrejtim dhe ndihmë të nevojshme. Ata do të kenë përparësi në hipje dhe shoqëruesit e tyre do të kenë të drejtë për vende pranë pa pagesë shtesë.
Avokatët e pasagjerëve theksojnë gjithashtu të drejtën për të marrë një bagazh personal falas (çantë dore, çantë shpine ose laptop) plus një bagazh dore me dimensione maksimale 100 cm dhe deri 7 kg peshë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës në Gjermani i nderuar me pjesëmarrjen në pritjen tradicionale për Vitin e Ri Faruk Ajeti është shprehur shumë i nderuar me këtë pjesëmarrje, ngjarje që u organizua nga Presidenti... -
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Në rast të ndërprerjes së energjisë: Swisscom & Co. duhet të sigurojnë thirrjet emergjente për katër orë Vit pas vitit të kaluar, gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike, rrjeti celular u ndërpre – madje... -
Spitali i Friburgut shtyn operacionet jo urgjente -
Swiss dhe Edelweiss ashpërsojnë rregullat për power bank në kabinë -
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh -
Zvicra miraton mandatin përfundimtar negociues mbi tarifat doganore me SHBA-në













