Shkurt.ch
12 kg çokoladë për kokë banori
120 copë çokolada ka qenë konsumimi për kokë banori i çokoladës gjatë vitit që shkoi në Zvicër
Zviceranët nuk janë vetëm prodhuesit, ndër më të mëdhenjtë në botë dhe më cilësorët, të çokoladës. Ata po ashtu janë edhe konuimues të mëdhenj të saj, në të gjitha variantet.
120 copë çokolada në madhësi standarde (100 gramëshe) ose 12 kg, vlerësohet se ka qenë konsumimi për kokë banori i ëmbëlsirës më të njohur zvicerane gjatë vitit që shkoi.
Ose, ndryshe, secili zviceran ka ngrënë 300 gramë më shumë çokoladë se një vit më herët, ka njoftuar Choco-Suisse, federata e prodhuesve të çokoladës në nivel vendi.
Rreth 60 për qind e prodhimit të çokoladës zvicerane shpëndahet jashtë vendit, shkruan nzz.online. Dy tregjet ku kjo çokoladë shitet më së shumti, Gjermania dhe Italia kanë blerë rreth 25% më shumë se një vit më parë.
Ndërkaq, nga sasia e çokoladës së konsumuar nga vetë zviceranët gjatë vitit 2010 dy të tretat kanë qenë prodhim vendor dhe një e treta prodhim i huaj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune











