Maqedonia
12 milionë franga nga Zvicra për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Ambasada e Zvicrës i jep 12 milionë franga Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që ta reformojë sistemin zgjedhor. Memorandum bashkëpunimi që u nënshkrua mes kryeministrit të vendit, Zoran Zaev dhe ambasadores së Zvicrës në Shkup, Sibil Zuter Tehada, përfshin realizim të programeve, që duhet të sjellin reforma në të gjitha institucionet kyçe, të gjitha partitë politike dhe informimin e qytetarëve, për përgjegjësinë dhe llogaridhënien e të zgjedhurve të popullit.
Kryeministri Zoran Zaev theksoi se qëllimi kryesor i programit është realizimi i zgjedhjeve kredibile dhe demokratike, që do të mundësojnë pjesëmarrje politike të qytetarëve, përmes zgjedhjes së përfaqësueseve të tyre, nga të cilët më vonë do t’u kërkojnë llogaridhënie.
Zoran Zaev, kryeministër
“Konkretisht programi duhet të rezultojë me përforcimin e institucioneve, të cilat zbatojnë procese zgjedhore fer dhe cilësore, gjithashtu fokusi do të jetë në demokratizimin e brendshëm të partive politike, politikat dhe programet zgjedhore të të cilave do të duhej të jenë orientuar kah qytetarët dhe nevojat e tyre. Nga ana tjetër, qytetarët do të jenë më mirë të edukuar dhe informuar për të kërkuar llogaridhënie nga partitë politike dhe funksionarët e zgjedhur”.
Ky investim, thekson ambasadorja Zuter Tehada, shpreson të sjellë ndryshime në këtë vend, sepse siç tha ajo, shteti i Zvicrës është i interesuar të kontriubojë për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut.
Sibil Zuter Tehada, ambasadore e Zvicrës
“Ne duam që partitë politike t’i bëjmë përgjegjëse para qytetarëve të tyre, gjegjësisht para votueseve të tyre. Gjithashtu duam të investojmë në një arsimin demokratik, që të dinë se partitë politike duhet të jenë përgjegjëse para tyre. Uroj që ky projekt për 10 vjet të bëjë ndonjë ndryshim, sepse Zvicra është aktive në demokratizimin e këtij vendi dhe dëshiron të sjellë kontribut në demokratizimin e vendit”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë paraparë të mbahen në prill të 2020-ës, kurse kryeministri Zoran Zaev zotohet se ka kohë të mjaftueshme të bëjnë ndryshime të këtij lloji si dhe të bëjnë ndryshim të modelit zgjedhor, ku propozimi i LSDM-së është me lista të hapura dhe një njësi zgjedhore, si dhe përfshirje e përfaqësimit gjinor 50-50 në listat zgjedhore, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













