Bota
12 të vdekur nga një shpërthim në Nju Jork, ambasada shqiptare jep numrat kontaktues
Një zjarr që ka kapluar një ndërtesë në lagjen Bronks të Nju Jorkut ka lënë të vdekur 12 persona, derisa katër të tjerë janë të lënduar seriozisht, bëjnë të ditura mediat e huaja.
Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë, kanë thënë zyrtarët, përcjell albinfo.ch.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. Deri më tani raportohet se janë 12 të vdekur, megjithatë, ky numër mund të ndryshojë.
Viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 50 vjet.
Ndërkohë, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka njoftuar se nga të dhënat që ka deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.
Postimi i Ambasadores në SHBA
Nr emergjence:
347.241.44 34
202.758.9526
Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork. Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx. Temperaturat e ulëta në minus 10° celsius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës. Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme.
Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare.
Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:
347.241.44 34
202.758.9526
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














