Kosova
13-vjeçari do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Olimpik të të Rinjve
Në korrik të këtij viti, një tenist i ri do ta përfaqësojë Kosovën në “European Youth Summer Olympic Festival” që do të mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
13-vjeçari nga Peja, Melos Nallbani, është më i motivuar se kurrë për të pasur paraqitje dinjitoze në këtë festival, ndonëse kundërshtarët e tij do të jenë më të vjetër në moshë.
Por kjo nuk po e shqetëson Nallbanin dhe ai po përgatitet maksimalisht. Festivali olimpik do të nisë më 21 korrik dhe do të përfundojë pas një jave, kurse Nallbani për një paraqitje sa më dinjitoze tashmë po përgatitet jashtë kufijve të Kosovës, shkruan Koha Ditore, përcjell albinfo.ch.
Ai ka kohë që është pjesë e një prej akademive më të mira në botë të tenisit. Po stërvitet në akademinë “Good of Great” me seli në Stockholm të Suedisë, e cila udhëhiqet nga Magnus Norman, ish-tenisti numër dy në botë.
Nallbani është pjesë e kësaj akademie prej gushtit të vitit të shkuar. “Për mua pjesëmarrja në Baku do të thotë shumë, pasi do të marrë një përvojë të madhe, duke pasur parasysh se do të përballem me kundërshtarë më të mëdhenj në moshë. Por, me gjithë këtë, unë jam i vendosur për të pasur sukses në këtë festival olimpik dhe për këtë jam shumë i bindur”, thotë Nallbani.
“Tashmë, jam pjesë e njërës prej akademive më të mira në botë dhe këtu i kam të gjitha kushtet për t’u zhvilluar. Prej kësaj akademie kanë dalë emra të njohur të tenisit, siç është Magnus Norman, i cili edhe e udhëheq atë”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













