Lifestyle
13-vjeçari shqiptar që po bën bujë në mediat austriake
Televizioni austriak ORF 2 ka realizuar një storie me talentin shqiptar Erion Hoti dhe ka biseduar për të ardhmen e tij, përcjell albinfo.ch
Vetëm 13-vjeçar, këngët e tij kanë mbi 30,000 klikime në Youtube. Adoleshenti shqiptar nga Vjena e Austrisë, Erion Hoti, tashmë është një yll i vogël në internet.
Televizioni austriak ORF 2 ka realizuar një storie me talentin shqiptar dhe ka biseduar për të ardhmen e tij.
Që në moshën 3-vjeçare ai ka zbuluar dashurinë e tij për këndim. Tash, dhjetë vjet më vonë, Erion Hoti po i befason të gjithë. Vetëm në Instagram atë e përcjellin afro 10 mijë fansa.
Për adhuruesit e tij, Erioni këndon shqip, gjermanisht dhe anglisht. I riu flet rrjedhshëm në tri gjuhë – shqip, gjermanisht dhe maqedonisht, përcjell albinfo.ch.
Ai di të luajë me kitarë dhe prej gushtit të vitit të kaluar, edhe me piano. Pasioni i tij më i madh është këndimi.
Këngët e tij më të dëgjuara janë, shqip: “Në trojet e Shqipërisë” dhe kënga anglisht: “Peace & Love”.
Prindërit e Erionit, nëna Florija dhe baba Sabi e mbështesin djalin e tyre 13-vjeçar, por për Erionin primare është shkolla.
Ai ende nuk fiton para prej muzikës, por qëllimi i tij është të vazhdojë me muzikë dhe të bëhet një këngëtar i suksesshëm.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











