Lajme
13 vjet e 6 muaj burg për vrasësin e bashkëshortes
I akuzuari e ka pranuar veprën, por po kështu, gjatë marrjeve në pyetje është vënë re se ka pasur zbraztësira në mbamendje
Në shkurt të vitit 2011 një shqiptar 47 vjeçar me qëndrim në Heilbronn të Gjermanisë i pati marrë jetën bashkëshortes së tij, duke e goditur njëzet herë me thikë. Në procesin kundër tij, që ka përfunduar të martën (dje) atij, për veprën penale goditje vdekjeprurëse i është shqiptuar një dënim me 13 vjet e gjashtë muaj burg.
Pas vrasjes së të shoqes, e cila jetonte ndaras nga ai, 47 vjeçari kishte provuar të mbyste edhe veten, duke pirë detergjent për pastrimin e wc-së.
I akuzuari e ka pranuar veprën, por po kështu, gjatë marrjeve në pyetje është vënë re se ka pasur zbraztësira në mbamendje.
Prokuroria ka kërkuar për të dënim prej 14 vitesh burg, ndërsa mbrojtja ka mbrojtur qëndrimin se klienti i saj ka pasur përgjegjshmëri të kufizuar kështu që ai duhej dënuar vetëm me 7 vjet e gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











