Kulturë

Etnik Zarari
DJAty ku paraqitet Etniku, askush nuk mbetet indiferent. Ky i ri tashmë po trajtohet si ylli më i ri i skenës gjermane të muzikës techno. Por jo vetëm kaq, ai me muzikën e tij po vë në lëvizje masa të tëra njerëzish edhe në nivel botëror. Emri i “DJ Etnik” është bërë shumë shpejtë i njohur jo vetëm në skenën gjermane por edhe në atë ndërkombëtare të muzikës techno.
Me vetëm 21 vjetët e tij, Etniku ka lidhur një kontratë të vlefshme me platformën e madhe muzikore Warner Music, e cila dhe e ka zbuluar talentin e tij të rrallë. Pak ditë më parë është publikuar EP e parë e Etnikut “Neon Daze”.
Ajo që e dallon Etnikun në pamje janë mustaqet e tij karakteristike. Por, ai ka edhe shumëçka tjetër që e bën të dallueshëm në skenën e muzikës. “Etnik-u, i cili në fakt edhe realisht mban këtë emër, është i biri i një familjeje emigrantësh shqiptarë. Emri i tij vjen nga Shqipëria dhe kuptohet si `popull autokton`”, është përpjekur t`ua shpjegojë artisti i ri, Etnik Zarari kuptimin e emrit të tij paksa të çuditshëm, gazetarëve gjermanë. Ai është i lindur dhe është rritur në Gjermani, në Hamburg.
Kur ishte vetëm 18 vjeç ai në një mbrëmje muzikore është zbuluar nga platforma “Warner Music” dhe kështu ka filluar bashkëpunimi në mes tyre si dhe ngjitja meteorike e Etnikut shkallëve të suksesit. Lidhur me stilet e muzikës dhe me teknikat që përdor ai thotë: “Më pëlqen thjesht të eksperimentoj. Në këtë pikë për mua ka rënduesi që ajo që krijoj të jetë e identifikueshme, ashtu që të thonë: Kjo këngë është e Etnikut”.
Se ai e ka arritur këtë cak tregon fakti se Etniku tashmë ka grupe fansash jo vetëm në Gjermani dhe në Evropë ku i janë rezervuar shumë termine për koncerte por edhe në SHBA dhe në Australi. Kështu, ai për vitin 2014 ka planifikuar turneun e radhës në Australi dhe të parin në SHBA.
Përkundër sukseseve evidente, i riu nga Hamburgu ka mbetur “me këmbë në tokë”. “Jam ende larg nga pozita e një artisti vërtet profesionist”, thotë ai. Po ashtu, nuk e pranon as epitetin “Wunderkind” me të cilin e identifikojnë. Ai i jep më shumë rëndësi përvojave të reja që fiton me punën e tij të përditshme.
Në punën që bën, Etniku i kushton rëndësi stilit të tij që është minimalist në mënyrë ekstreme dhe njëkohësisht perfeksionist. Kjo qasje pastaj pasqyrohet edhe në pamjen e tij. Me një paraqitje të vetëdijshme me pamje prej dandy, ai prezantohet si artist njëkohësisht serioz dhe individual. Në këtë kontekst hyjnë edhe mustaqet e tij karakteristike.
Etniku është ambicioz dhe e di mirë se çfarë dëshiron. Ai mendon se për karrierën e tij muzikore do të ishte mirë që të kalojë një kohë në Los Angeles, SHBA.
Verën që shkoi, ai ka mbaruar maturën. Etniku konsideron se një arsimim i përgjithshëm do t`i ndihmojë për të gjetur rrugët alternative të suksesit. “Biznesi me muzikën është diçka e bukur. Por unë mendoj se dikur më vonë do të kem dëshirë të mbaroj edhe studimet”.
Biografi e shkurt
- Emri, MbiemriEtnik Zarari
- Prejardhja:Hamburg-Gjermani
- Vendi ku vepron:Hamburg-Gjermani
- Profesioni:DJ
- Kontakti www.facebook.com/etnikzarari
WHO’S WHO të tjera
- Nis seanca e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Ka nisur seanca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
- Tetovari, doktorant i shkencave kompjuterike në Zvicër Ilir Fetai në doktoratën e tij ka kombinuar matematikën si dhe aplikimin e matematikës në lëmin...
- Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore Liridona Uka është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss First Beuty World 2014”...
- Kushtrim Reka Punën e tij shkencore Kushtrimi e ka kurorëzuar duke mbrojtur disertacionin me temën: ”FINANCIAL CONTAGION AND...
- Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të...
- “Skënderbeg” shpallet fitues i “Fund of Hedge Funds” në Evropë Skënderbeg Alternative Investments AG, të cilin e udhëheq shqiptarja me origjinë nga Kosova, Miranda Ademaj, ka...
- Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande” Djaloshi shqiptar që jeton në Zvicër, Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në “Miss &...
- Sindikata Unia, një dekadë në shërbim të punonjësve Nga gjithsej 200'000 anëtarë sa ka Unia, mbi 100'000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga...
- Frosina Sopa, një nga 20 studentet më të mira në Holandë Është vetëm 17 vjeçare dhe tani më ka një libër të botuar në degën e ortopedisë...
- Blerim Destani, të enjten në serinë “Alarm fur Cobra” Aktori shqiptar, Blerim Destani, nuk ndalet me sukseset e tij në kinomatografinë gjermane...
- Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të...
- Erisa Ramaj mahniti gjermanët në “Das Supertalent” Ajris Erisa Ramaj është njëra nga kandidatet, e cila javën e kaluar mahniti publikun gjerman me...
- Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të...
- Koncert fantastik i Edita Abdieski (Abdiu) në Bernë Në asnjë rast nuk vërehej ndonjë gabim në zërin e saj, ajo ishte e përsosur. Ndoshta...
- Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic...
- Miriam Cani në operë me mjuziklin “Hair” Miriami është zgjedhur si njëra ndër këngëtaret më të mira për të marrë një rol në...
- Shqiptari Ben Kamili pëlqehet nga artdashësit gjermanë Deri më 16 tetor të këtij viti, artdashësit gjermanë do të kenë mundësi që të vizitojnë...
- Ramë Lahaj, zbulimi i ri, magjepsës, i operës gjermane Me epitetin "Latin Lover" identifikohet tenori i ri shqiptar nga Kosova, i cili luan rolin kryesor...
- Diar Xani, “Koka e Javës” e Cyrihut Diari është aktor, ka ardhur nga Kosova në Zvicër, ku, gjatë ditëve në vijim, në Cyrih...
- Shpëtime Kamberi, arkitektja kosovare që disenjoi trofeun “Diaspora“ Presidentja dhe ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do të marrë gjatë ditës çmimin...
- Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë...