Botërori 2026
Xhaka në historinë e Zvicrës
Kapiteni i Zvicrës regjistroi paraqitjen e tij të 13-të në fazat finale të Kampionatit Botëror
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e futbollit zviceran, duke arritur një rekord të veçantë gjatë paraqitjes së tij në ndeshjen ndaj Katarit në Kupën e Botës 2026.
Kapiteni i Zvicrës regjistroi paraqitjen e tij të 13-të në fazat finale të Kampionatit Botëror, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje të luajtura për helvetikët në këtë kompeticion prestigjioz, transmeton albinfo.ch.
Me këtë arritje, Xhaka u barazua me mbrojtësin Ricardo Rodriguez, ndërsa të dy ndajnë tashmë vendin e parë në këtë statistikë historike.
Rekordi mbahej më parë nga ish-ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili gjithashtu kishte regjistruar 13 paraqitje në Kupat e Botës para se t’i jepte fund karrierës ndërkombëtare.
Mesfushori ka qenë pjesë e Zvicrës edhe në edicionet e Brazilit 2014, Rusisë 2018 dhe Katarit 2022, duke dëshmuar vazhdimësi të jashtëzakonshme në nivelin më të lartë ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026













