Kosova
130 kg marihuanë donin ta eksportonin në Zvicër, shpallen fajtorë 3 persona
Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, të pandehurit, pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që më 24.10.2017 dhe 28.10.2017, në orët e paradites, duke përdorur dy taksi të ndryshëm nga Gjakova, saktësisht nga lapidari i fshatit Dobrosh – Komuna e Gjakovës, kanë dërguar në kompaninë me inicialet “F.C.”në Prizren dhe në kompaninë me inicialet “E.T.” në Ferizaj gjithsej 22 dyer të drurit, ku në brendësinë e tyre kanë paketuar në total 130 kilogramë e 649.32 gramë substancë narkotike – marihuanë me qëllim të eksportimit në shtetin e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit N.O., U.S., dhe A.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge”, sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












