Lajme
14 kilometra kolona para tunelit Gotthard, TSC rekomandon rrugë alternative përmes San Bernadinos
Një bllokim trafiku 14 kilometra i gjatë u formua para anës veriore të tunelit Gotthard. Fillimi i pushimeve shkollore në disa kantone po bllokon autostradën drejt Ticinos, teksa TCS rekomandon rrugën alternative përmes tunelit San Bernardino.
Sipas raportimeve, pritjet për shkak të kolonës shkonin në afro dy orë, ndërsa arsyeja e bllokimit të trafikut midis Erstfeld UR dhe Göschenen UR është fillimi i pushimeve në shumë kantone, tha shërbimi i informacionit për trafikun Viasuisse për Keystone-SDA, transmeton albinfo.ch.
Në përgjithësi, në ditët në vijim priten vëllime më të larta të trafikut, veçanërisht gjatë fundjavës dhe Pashkëve. Në faqen e saj të internetit, Touring Club Switzerland (TCS) rekomandon rrugën alternative përmes A13 dhe tunelit San Bernardino.
TCS raportoi gjithashtu një bllokim trafiku prej 2 kilometrash përpara Portalit Jugor të Gotthardit, midis Quinto dhe zonës së pushimit në Airolo. Vonesa ishte 20 minuta.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës














