Shkurt.ch
14 vjet më vonë, shqiptari gjykohet për vrasjen e afrikanit
Në muajin prill të këtij viti, 14 vjet pas krimit të bërë, më në fund Basri G., ishte kapur në një qytet të vogël të Shqipërisë
Plot 14 vite ka zgjatur fshehja e Basri G. 42 vjeçar nga Kosova. Ai po kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 1998, në Eitorf, Gjermani, ku po qëndronte si azilkërkues. Ai po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Viktima ishte një azilkërkues tjetër, nga Afrika, i strehuar në të njëjtën shtëpi azili.
Në muajin prill, më në fund Basri G., ishte kapur në një qytet të vogël të Shqipërisë.
Sipas dëshmitarëve të krimit, kosovari atëbotë kishte shtënë fillimisht disa herë me një revole të gazit, duke shkaktuar tym të dendur në dhomë. Afrikani Adjo A. ligështohet nga gazi, ndërsa shoku i tij Koffi A., vjen të ndihmojë atë, duke i bërtitur Basriut për atë që kishte bërë. I inatosur, shqiptari e godet atë në gjoks me një thikë me tehun 12 centimetra të gjatë dhe nga ky moment merr arratinë, shkruan Express.de.
Por versioni që tregon Basriu para gjykatësit hetues është krejtësisht ndryshe. Ai kishte qenë duke fjetur kur kishte dëgjuar trokitjen në derë, ku po qëndronin dy zezakë. Njëri prej tyre e kishte kapur në qafë dhe e kishte përplasur për dere. Duke pasur frikë për jetën, ai ka marrë thikën dhe ka goditur njërin prej tyre në bark. Pastaj, në panik e sipër, kishte ikur.
Data e fillimit të gjykimit ende nuk është caktuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












