Lajme
14 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Danimarkës
Kosova dhe Danimarka sot shënojnë 14-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një postimi në Twitter.
“Sot, Kosova dhe Danimarka festojnë 14-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike! Ne jemi shumë mirënjohës për miqësinë tonë dhe vlerat e ndërsjella që ndajmë dhe presim me padurim ta rrisim #partneritetin më tej”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Kosova dhe Danimarka nënshkruan marrëveshje ku 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofrojë Mbretërisë së Danimarkës kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.
“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni. Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguajë një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve.
Today, #Kosova and #Denmark celebrate the 14th anniversary of the #diplomatic relations establishment!
We are very grateful for our friendship and the mutual values we share & we look forward to growing the #partnership furthermore!
🇽🇰🤝🇩🇰 pic.twitter.com/c56L4BGaip
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) March 6, 2022
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











