Lajme
142 infeksione të reja në Zvicër: Kaq shumë nuk ka pasur që nga 30 prilli
Ky numër është më i larti që nga 30 prilli, kur ishin raportuar 145 raste në një ditë për gjithë Zvicrën dhe lihtenshtajnin
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka njoftuar 142 infeksione të reja me kosonavirus për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Ky numër është më i larti që nga 30 prilli, kur ishin raportuar 145 raste në një ditë për gjithë Zvicrën dhe lihtenshtajnin, shkruan sda.ch.
Pas një periudhe disaditëshe të rënies, numrat e infeksioneve sërish filluan të rriten të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: 132 raste të reja të konfirmuara janë raportuar të mërkurën (dje), 70 të martën dhe 63 të dielën.
Mesatarja e tanishme 7-ditore është 91.6 infeksione të reja në ditë, që është 4 përqind më shumë infeksione të reja të raportuara sesa shtatë ditë më parë.
Gjatë gjithë kohës së pandemisë dhe deri më sot kanë qenë gjithsej 33,290 raste me koronavirus të konfirmuara nga laboratori. Deri më tani, janë raportuar 1688 vdekur të cilët më parë ishin testuar pozitivisht për Covid-19., përcjell albinfo.ch. Në 100,000 banorë, kjo korrespondon me 19.7 viktima.
4,112 njerëz janë shtruar në spital që nga fillimi i pandemisë ose tetë më shumë se një ditë më parë. Deri më tani, numri i testeve të kryera ka arritur në 708.370. Rezultati ka qenë pozitiv në 5.6 pë rqind të këtyre testeve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












