Shkurt.ch
142 të mitur, në burg për dëbim
Dymbëdhjetë nga të burgosurit e përmendur sipas organizatës për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut "Terre des Hommes" në Zvicër kanë qëndruar pa shoqërim të të rriturve
Në Zvicër, gjatë vitit të kaluar janë mbajtur në burgun për dëbim ose atë përgatitor 142 azilkërkues të moshës së mitur. Këto shifra i ka publikuar organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut «Terre des Hommes», duke u mbështetur në të dhënat e nxjerra nga Sekretariati Shtetëror për Migracion, shkruan srf.ch.
Dymbëdhjetë nga të burgosurit e përmendur sipas organizatës në fjalë në Zvicër kanë qëndruar pa shoqërim të të rriturve.
Nga ana tjetër, ligjet zvicerane lejojnë që të miturit të mbahen në burgun për dëbim vetëm pasi të kenë mbushur 15 vjet, transmeton albinfo.ch. Me mbajtjen e tyre synohet të sigurohet që një vendim për dëbim të mund të zbatohet.
Për «Terre des Hommes» çdo fëmijë që mbahet në këtë lloj burgu është një më tepër se që duhet. Sipas saj me këtë veprim Zvicra po shkel Konventën e OKB-së për fëmijët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











