Kosova
15 punëtorë kanë vdekur në vendet e punës gjatë vitit 2022 në Kosovë
Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi, përderisa inspektimi i të gjitha vendpunishteve është i pamundur për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve të punës. Inspektorati aktualisht funksionon vetëm me 37 inspektorë të punës, përcjell albinfo.ch.
“Ky raport konstaton që për vitin 2022 kemi pasur 15 vdekje në vendin e punës, pjesa dërmuese e këtyre vdekjeve ndodh në sektorin e ndërtimit, pra ky është një sektor më problematik që ne si Inspektorat i Punës hasim. Mund t’ ju njoftoj që përgjatë vitit 2022, sidomos në 6 mujorit të dytë të viti 2022, kemi rritur numrin e inspektimeve dhe si rezultat kemi arritur targetin e vendosur me ‘ERA’, i cili ka qenë 6 mijë, ne e kemi tejkaluar këtë numër dhe kemi arritur 6032 inspektime. Gjoba të shqiptuara për vitin 2022 kemi pasur 359 gjoba”, tha për ekonomiaonline Hekuran Nikçi, kryeinspektor.
Ai foli edhe për gjobat e shqiptuara për sektorin e ndërtimtarisë.
“Numri i këtyre gjobave është shqiptuar kryesisht në sektorin e ndërtimit, pasi që ky është sektori ku ligji për siguri dhe shëndet në punë, por edhe ligji i punës gjejnë apo hasin shkelje më shumë. Shkaqet e vdekjeve janë siguri në punë, punëtorët të cilët kanë vdekur në vend punishtet e ndërtimit kryesisht janë, sepse nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse në vendin e punës së tyre”, u shpreh Nikçi.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?











