E-Diaspora
150 mijë fansa gjermanë pushtojnë Londrën
Dhjetëra mijë veta me triko kuq-bardhë dhe zi-verdhë kanë vërshuar sheshet dhe rrugët e metropolit britanik dhe kanë përhapur një atmosferë festive
Rreth 150 mijë fansa gjermanë të futbollit kanë “pushtuar” Londrën në prag të finales së Ligës së kampionëve që luhet më stadiumin Wembley në mes të dy klubeve rivale gjermane: FC Bayern dhe FC Borussia Dortmund. Një numër kaq i madh i tifozëve “garanton” edhe një potencial të konsiderueshëm rreziku.
Qysh disa orë para ndeshjes, janë shënuar incidentet e para në mes të dy grupeve të tifozëve. Dhjetëra mijë veta me triko kuq-bardhë dhe zi-verdhë kanë vërshuar sheshet dhe rrugët e metropolit britanik dhe kanë përhapur një atmosferë festive. Fansat e Borusias këndojnë në sheshet Piccadilly Circus dhe Tafalgar Square, të vëzhguar nga vendësit dhe gazetarët. Ata kanë ngjallur interes me rekuizitat e tyre sportive dhe me gjallërinë që po tregojnë duke kënduar.
Ndërsa fansat e Bajernit kanë qenë më të pakët në numër. Shumë prej tyre kanë udhëtuar në Londër pa siguruar biletë për të parë ndeshjen. Por ata kanë siguruar tashmë vendet më të mira në pubet e Londrës për të ndjekur derbin e madh nga televizori.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











