Lajme
1500 policë shtesë kundër bandave të hajnave
Kantonet u kanë shpallur luftë bandave që vijnë nga jashtë në Zvicër.
Autoritetet e sigurisë janë alarmuar me numrin në rritje të vjedhjeve në Zvicër, sidomos nga bandat e hajnave që vijnë nga jashtë.
Beat Villiger, zëvendëspresident i drejtorëve për drejtësi dhe polici, ka kërkuar 1500 policë shtesë dhe përforcim të video kontrollit nëpër trena dhe stacione, si dhe ka kërkuar burgje speciale për azilkërkuesit me dosje kriminale.
“Bandat nga jashtë vijnë me qëllim për të kryer plaçkitje në Zvicër”, thotë drejtori për siguri në Zug, Villiger Beat.
“Profesionalizimi i kriminelëve për të mashtruar si dhe për të vjedhur çantat është në rritje”, tha zëvendëspresidenti i konferencës së drejtorëve kantonalë për drejtësi dhe polici për “SonntagsBlick”.
Për të rritur praninë dhe sigurinë në Zvicër duhen edhe 1500 oficerë policie shtesë.
Ai gjithashtu bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes kantoneve.
Edhe nëpër stacione të trenit në gjysmën e parë të këtij viti vjedhjet kanë shënuar rritje, thotë Villiger.
Për këtë arsye ai ka rekomanduar një mbikëqyrje më të fortë me video kamera nëpër trena dhe stacione.
“Në vendet e siguruar me kamera nuk ndodh që policia të mos mund të përgjigjet dhe të sqarojë veprat e tilla kriminale”, tha Villiger.
Villiger ka mbështetur idenë për hapjen e një burgu të veçantë për azilkërkuesit me dosje kriminale, të cilët duhet ta lëshojnë vendin.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














