Lajme
Në një hotel në Himarë, zbulohen 422 kg drogë
Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për 422 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis-sativa dhe një armë zjarri automatik, të cilat u zbuluan në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës
Më shumë se 400 kilogram drogë janë zbuluar në një hotel në Himarë të Shqipërisë, në bregdetin jugor të vendit. Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për 422 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një armë zjarri automatik, të cilat u zbuluan në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.
Pas një hetimi intensiv, mbrëmjen e djeshme u finalizua operacioni i koduar “Hotel Room” (Dhomat e hotelit) në fshatin Piqeras të Himarës. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të Dhimitër Qëndros, në fshatin Piqeras, efektivët e policisë kanë gjetur lëndën narkotike dhe automatikun me dy karikatorë, raportojnë mediet shqiptare.
Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike dhe armës së zjarrit Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Kjo është sasia më e madhe që është sekuestruar gjatë kësaj vere në bregdetin shqiptar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













