Të tjera
17 emigrantë vdiqën brenda një muaji në Serbi
Brenda një muaji, 17 refugjatë dhe emigrantë vdiqën gjatë tentimit për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian, përmes Serbisë, deklaroi komisari serb për Refugjatë dhe Migrantë, Vladimir Cuciç.
Fatkeqësia e fundit ndodhi më 13 dhjetor në Hungari, afër kufirit me Serbinë kur një veturë me targa serbe, në të cilën kishte emigrantë pësoi aksident pasi ngasësi refuzoi të ndalej për kontroll policor.
Në këtë aksident vdiqën shtatë persona, ndërsa katër u lënduan.
Në nëntor, tre të mitur vdiqën e 19 persona të tjerë u lënduan në juglindje të Serbisë, kur një furgon i cili po ashtu barte emigrantë pësoi aksident, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Kur shihni numrin e të vdekurve është krejtësisht e qartë sesa dëshpëruese është dëshira e tyre për të vazhduar rrugën”, shtoi Cuciç para gazetarëve.
Cuciç përmendi që më së shumti njerëz të cilët tentojnë të kalojnë kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë, Rumanisë apo Kroacisë janë nga Afganistani dhe Siria.
Autoritetet në Serbi përpiqen të arrestojnë trafikantët, me ndihmën e të cilëve migrantët tentojnë të arrijnë te shtetet e Bashkimit Evropian.
Më 10 nëntor, në Serbi u arrestuan shtatë persona nën akuza për trafikim të qenieve njerëzore. Në shtator u arrestuan pesë nën dyshimin që për 6 mijë deri në 10 mijë euro ndihmuan së paku 15 emigrantë të kalojnë nga territori i Serbisë në Kroaci dhe tutje në Austri e Gjermani.
Që nga fillimi i krizës me emigrantë në vitin 2015, nëpërmes Serbisë, sipas të dhënave të Komisariatit për Refugjatë, kaluan më shumë se 1 milion njerëz.
Më së shumti njerëz ka nga Afganistani (35%), Siria (22%), Bangladeshi (11%) dhe Pakistani (7%).
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












