Shkurt.ch
17 muaj burg për piromanen 61 vjeçare
Andrea Stauffacher qe akuzuar për vënie zjarri dhe shkaktim të shpërthimeve në gjashtë raste të ndryshme, në mes të vitit 2002 dhe 2007
Gjyqi federal penal i Zvicrës në Bellinzona ka dënuar me 17 muaj burg efektiv aktivisten e ekstremit të majtë, Andrea Stauffacher. Ajo qe akuzuar për vënie zjarri dhe shkaktim të shpërthimeve në gjashtë raste të ndryshme, në mes të vitit 2002 dhe 2007. Padia, që përfaqësohej nga Prokuroria Federale, kërkonte 4 vjet e gjysmë heqje lirie për aktivisten.
Pesë shpërthime dhe një zjarrvënie, të bëra në Cyrih dhe në Bernë, kishin shkaktuar dëme materiale por nuk kishte pasur njerëz të lënduar.
jo u kishte futur zjarrin ose materiet shpërthyese disa godinave si asaj të Shërbimit të Sigurimit Sekret të Zvicrës, SECO-s, Konsullatës së Spanjës etj.
Pas shqiptimit të dënimit, Andrea Stauffacher ka deklaruar se me këtë masë dënimi po provohet të frikësohen aktivistët politikë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












