E-Diaspora
17-vjeçaren shqiptare që i di 6 gjuhë, po e pret dëbimi
Sot ajo flet gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë gjermane, shqipen si gjuhë amtare dhe anglisht, frëngjisht, turqisht dhe spanjisht. Ajo është një nxënëse e jashtëzakonshme dhe shumë e talentuar, por pritet të dëbohet për në Shqipëri
Gjermania vazhdon t’i zbatojë ligjet me përpikëri dhe nuk bën asnjë përjashtim. 17-vjeçarja shqiptare, Edvina, e cila i di gjashtë gjuhë pritet të dëbohet menjëherë pasi të diplomojë.
Sic shkruan “ruhrnachrichten”, Edvina, shkurt Ina, është e talentuar në muzikë dhe në linguistikë. “Ajo është një adoleshente e jashtëzakonshme, falënderoj Zotin”, tha at Michael Mertins. Por, ajo deri më 31 korrik duhet të lë Gjermaninë dhe të kthehet në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Ina në vitin 2015 erdhi në Dortmund së bashku me familjen e saj, jo sikur vala e refugjatëve, por si një udhëtare ‘normale’. Ata shkuan me traget në Itali, e pastaj me autobus në Gjermani.
Që nga vjeshta ajo është në shkollën “Droste-Hulshoff”. Ajo kishte mësuar shpejt gjuhën dhe kishte arritur suksese, por kjo nuk është befasi, pasi ajo është shumë e talentuar.
Sot ajo flet gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë gjermane, shqipen si gjuhë amtare dhe anglisht, frëngjisht, turqisht dhe spanjisht. Dy gjuhët e fundit i mësoi duke shikuar televizor, sidomos seriale turke e spanjolle.
Inës i pëlqen të këndojë dhe të aktrojë. Madje, ka pasur një rol në shfaqjen e shkollës që ishte mjaft zbavitëse.
Ajo për vetëm disa javë, ishte ndër nxënëset më të mira të shkollës, duke u kualifikuar për shkollën e lartë. Azili për familjen e saj ishte refuzuar më 12 prill. Ajo ka thënë se dëshiron të studiojë për drejtësi, por fillimisht dëshiron të diplomojë. Për të po mundohet të gjendet një zgjidhje, duke hyrë në punë, si një zgjidhje emergjente. Familja gjithashtu është e integruar, derisa tani po presin nëse do të lejohen të qëndrojnë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











