Futboll
Kosova arrin nivel historik në renditjen botërore të FIFA-s, renditet e 78-të
FIFA përshëndet përparimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës, edhe pas humbjes në finale ndaj Turqisë.
Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka vlerësuar ngritjen e Kombëtares së Kosovës, duke e renditur vendin në pozitën e 78-të në ranglistën botërore, niveli më i lartë historik për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Kosova vazhdon të rritet. Ata morën ngritjen më të madhe në histori në renditjen e FIFA-s”, shkruan FIFA në një postim në Instagram.
Edhe pse Kosova humbi ndaj Turqisë në finale, FIFA rikujton se brenda vetëm 10 viteve, Kombëtarja ka kaluar nga vendi i 190-të në 78-tën. Kosova u përfshi për herë të parë në renditjen botërore në korrik 2016, dhe që atëherë ka pasur një trajektore pozitive.
Sipas FIFA-s, ngritja e fundit e Kosovës është rezultat i kampanjës kualifikuese, ku “Dardanët” përfunduan të dytët në grup dhe fituan ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, përpara se të humbnin nga Turqia në finale.
“Pavarësisht humbjes për një vend në Kupën e Botës, Kosova arrin pozitën e 78-të, niveli më i lartë historik”, përfundon njoftimi i FIFA-s./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg I dyshuari ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë... -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë -
Uta Ibrahimi rrëfen ngjitjen e dytë në Everest: Mbi 8 mijë metra ndjeva praninë e babait
Jeta në Zvicër
-
Nis në Zvicër iniciativa për mbrojtjen e bletëve dhe insekteve polenizuese Aleanca e organizatave kërkon që mbrojtja e polenizimit të përfshihet në Kushtetutë... -
Zvicra mund të vendosë taksa për pakot nga platformat kineze online -
Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmua -
Zakonet e lëvizjes së zviceranëve ndryshojnë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve -
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut













