Maqedonia
1725 aplikime për votimin në diasporë
Deri sot në orën 12:00 në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë paraqitur gjithsej 1.725 aplikime nga qytetarët për votim në Zyrat Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, shkruan ‘Alsat”.
Siç njoftojnë nga KSHZ-ja, 1.612 aplikime janë pranuar, 27 janë refuzuar dhe pjesa tjetër po përpunohen.
Numri më i madh i aplikacioneve është për votim në Bernë-170, në Lubjanë-137, në Londër-103, në Toronto-98 dhe Kanbera 71, ndërsa numri më i vogël i aplikacioneve të paraqitura për votim është në Kiev, Podgoricë dhe Prishtinë, nga një aplikacion në Nju Delhi Kajro dhe Doha, dy aplikacione, përcjell albinfo.ch.
Votimi jashtë vendit do të bëhet më 29 shtator në zyrat diplomatike-konsullore dhe konsullatat e Republikës së Maqedonisë, ku janë pranuar së paku 10 kërkesa për votim, thanë nga Komisioni.
Referendumi do të bëhet për emrin e Maqedonisë, ku emri i propozuara është Maqedonia Veriore.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












