Shqipëria
Shqipëria nis prodhimin e armëve
Qeveria në Shqipëri i ka hapur rrugë ngritjes së industrisë ushtarake. Prodhimi, tregtimi dhe zhvillimi i armëve, tashmë mund të jetë ekskluzivitet edhe i Shqipërisë.
Me ligjin që është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, kompanitë që do të investojnë në këtë industri, do të përjashtohen nga një sërë taksash.
Euronews Albania shkruan se norma e tatimit mbi të ardhurat korporative për 10 vitet e para të fillimit të aktivitetit do të jetë 0%, përcjell Albinfo.ch.
“Lehtësi të tjera fiskale përfshijnë përjashtimin nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak, ndërsa tjetër lehtësi është edhe shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin ose shitjet e armatimit ushtarak”.
“Përveç lehtësive tatimore, ligji parashikon edhe ato administrative, të tilla si procedura të përshpejtuara për licencimin dhe regjistrimin e veprimtarisë. Për këto kompani do të ketë mbështetje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ndihmëse, si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion, të cilat janë thelbësore për funksionimin e aktivitetit të subjektit, si dhe qasje në fonde dhe programe mbështetëse për kërkim dhe zhvillim në fushën e teknologjive të mbrojtjes”.
“Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes është autoriteti përgjegjës për marrjen e masave administrative në rast se konstatohen shkelje nga kompanitë e prodhimit të armëve. Për të gjitha kompanitë që përfshihen në testimin e armatimit ushtarak ose aktivitetet e specializuara pa miratim nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, parashikohen gjoba nga 5 milionë deri në 50 milionë lekë”./Albinfo.ch/
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










