Shqipëria
18% e shqiptarëve duan të emigrojnë përgjithmonë
Shqetësuese: Një përqindje e madhe e shqiptarëve duan të emigrojnë përgjithmonë

Duket se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sidomos Shqipëria, duhet të alarmohet nga potencialet e larta të popullatës që kërkon të emigrojë në mënyrë të përhershme, duke sinjalizuar një rreth vicioz të një krize demografike, ekonomike dhe politike, tha Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), pas analizës së rezultateve të anketës së Barometrit të Sigurisë për vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave, rezultatet e anketës që u zhvillua në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria, megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi, sidomos për të rinjtë e arsimuar.
Anketa që u zhvillua në rreth 6000 persona në Ballkan tregoi se 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por, më e rëndësishmja është se 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur.
Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera, pasi në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë.
Nga pjesa e shqiptarëve që kanë shprehur dakord për të ikur, pothuajse 44 % duan të emigrojnë në mënyrë të përhershme, niveli më i lartë në rajon.
Ata që synojnë të largohen, në përgjithësi, përqendrohen në grupin aktiv të punës 18-44, ndërsa ata që nuk duan të largohen dominojnë grupin 45-65+ të popullatës.
Në Shqipëri faktorët shtytës që nxisin emigracionin lidhen me arsyet ekonomike dhe mosbesimin në institucione. Në të njëjtën kohë, zgjerimi i rrjeteve familjare dhe numri i atyre që mund të përdorin këto lidhje përforcohen, duke nxitur më tej flukset dalëse të migracionit.
E-Diaspora
-
Pesë viktima në një aksident tragjik në Luksemburg, dyshohet se tre janë shqiptarë Luksemburg, pesë jetë të humbura në një përplasje të rëndë, në mesin e tyre edhe shqiptarë...
-
Ngjyrat dhe traditat shqiptare në zemër të Ostermundigen me “Bashkimin”
-
Bashkëpunim dhe unitet mes asociacioneve shqiptare në Zvicër
-
Bedri Ramadani dhe Egzon Mehmeti, ekspertët shqiptarë të kardiokirurgjisë në Gjermani
-
Thirrje për prindërit shqiptarë në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, parajsa e punës me orar të pjesshëm, sidomos për gratë Puna me orar të pjesshëm është dukuri shumë e përhapur në Zvicër, sidomos te gratë dhe...
-
Karin Keller-Sutter takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin
-
Kompania zvicerane Nestlé në mega-krizë
-
Rekord pjesëmarrjeje në Festivalin e Mundjes Zvicerane në Mollis
-
Qeveria zvicerane vendos të mos i taksojë firmat e teknologjisë