Shkurt.ch
19 manifestime kundër racizmit në Bernë
Dje në Bernë ka filluar java e parë e aksionit kundër racizmit. Java e aksionit kundër racizmit zgjatë deri më 21 mars dhe do të përcillet me manifestime të ndryshme si: koncerte, shfaqje në rrugë, ekspozita dhe aksione tjera. Qëllimi i aksionit është sensibilizimi i njerëzve në lidhje me racizmin dhe diskriminimin. Aksionin e qytetit të Bernës e mbështesin këshillimoret e ndryshme dhe njerëz të njohur nga kultura, sporti dhe politika.
Bernë. Deri më 21 mars do të zhvillohen 19 aktivitete të ndryshme mbi temën racizmi dhe diskriminimi Qendra e kompetencës për Integrim i qytetit të Bernës, shoqata, organizata të lagjeve dhe personat e angazhuar kanë përpiluar një program të larmishëm: “librat e gjallë” informojnë mbi përvojat e tyre me racizmin dhe diskriminimin.
Fëmijët dhe të rinjtë me prapavijë të migracionit japin koncerte në sheshin “Casinoplatz”. Pastaj do të bëhen edhe biseda me lojtarët e ekipit të futbollit “Young Boys nga Berna, referate të ndryshme dhe aksione të cilat do të ndriçojnë nga të gjitha këndvështrimet aspektet e ndryshme të racizmit dhe diskriminimit.
Më 19 mars do të bëhet një marsh në formë të yllit, ku njerëz nga vende të caktuar të qytetit tubohen dhe prej aty ecin drejt vendit të tubimit ku edhe do të mbahet manifestimi qendrorë. Programin e hollësishëm e gjeni në faqen: www.bern.ch/gegenrassismus dhe në Facebook: „Aktionswoche der Stadt Bern gegen Rassismus”.
Pjesë e një koalicioni kundër racizmit
Prej vitit 2009, qytetit i Bernës është anëtarë i Koalicionit Evropian kundër Racizmit. Koalicioni në fjalë është pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të nisur nga UNESCO të qyteteve, të cilat së bashku angazhohen kundër racizmit, diskriminimit dhe armiqësisë ndaj të huajve. Në Zvicër, përveç Bernës në koalicion marrin pjesë edhe qytetet Lozana (Lausanne), Gjeneva (Genève), Winterturi (Winterthur) dhe Cyrihu (Zürich).
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










