Jeta në Zvicër
Doktor Agron Abrashi dhe Ridvan Murati mbështesin mbrëmjen e bamirësisë “Shpëto Jetë”
Fondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijë” më 12 maj 2018 do të organizojë mbrëmjen bamirëse “Shpëto Jetë” në Hotelin Marriott Cyrih, Zvicër, prej orës 19:00-22:00. Aktiviteti i cili ka për qëllim shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë është ndihmuar nga mjeku i njohur në Zvicër doktor Agron Abrashi.

Në një komunikim me portalin Albinfo.ch, Abrashi tregoi rëndësinë e fondacionit në uljen e vdekjeve të foshnjave dhe shtoi se duhet mjaft veprimtari dhe përpjekje të këtij lloji për të arritur suksesin e duhur.
“Nënat dhe fëmijët janë pjesa më e ndjeshme dhe më e rrezikuar e popullit tonë në Kosovë. Njëherit shkalla e vdekshmërisë së tyre paraqet padyshim , një indikator të qartë të shkallës së zhëillimit të një shoqërie dhe ka një rëndësi jetike për mbarë ardhmërinë tonë. Deri më tani është bërë një punë e madhe dhe e frytshme nga ana fondacionit “Akcioni për nëna dhe femijë” në zvogëlimin e kësaj vdekshmërie, megjithatë mbetet mjaft që përmes veprimtarisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme të arrihen rezultate sa më të mira në këtë drejtim. Të shpëtosh jetë është gjesti më bujar, fisnik dhe humanitar që tregon një solidaritet të jashtëzakonshëm në mes nesh. Por të shpëtosh jetën e nënave dhe fëmijëve paraqet një prioritet më madhor dhe më të veçantë,” tha Abrashi.
Ai në fund ju dërgon një thirrje të gjithë shqiptarëve dhe të njohurve të tij si vijon:
“Prandaj ju bëj thirrje të gjithë bashkëkombasve dhe miqve tanë, që sipas mundësisë të na mbështesin në ngritjen e fondeve për realizimin e programeve dhe projekteve shëndetësore që i përkushtohen shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ju falemnderojme nga zemra dhe ju jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj.”
Në fund të viteve 90-ta Kosova ka pasur 29 vdekje në 1000 foshnja të lindura, ndërsa tani 11 sosh. Këtu vërehet se ka përparim, por përsëri shifra është më e larta në rajon dhe Europë.
Ridvan Murati, i cili udhëheq me Qendrëm Kulturore te Kosovës në Cyrih, gjithashtu i ka dhënë mbështetje këtij aktiviteti human.

“Pasi që e kuptova që në Kosovë humbin jetën më së shumti nëna dhe foshnja të sapolindura mbeta i shtangur dhe në momentin që e pash që është një organizatë e cila ka filluar ti ndihmojë nënave dhe foshnjave, atëherë as nuk hezitova të ju ndihmojë rreth organizimit të këtij evenimenti më 12 maj në Cyrih. Në eveniment do jetë edhe këngëtarja e njohur Elina Duni. Shpresoj të ketë mysafirë të shumtë dhe të shkojë gjithçka siç i ka hije këtij aktiviteti,” tha Murati në një prononcim të shkurtër për Albinfo.
Ngjarja është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantropë ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponsorëve. Ky aktivitet bëhet i mundur falë mbështetjes së platformës AlbInfo.ch, kompanisë Eurokoha si dhe platformës Jamatu.
Këtu mund t’i blini biletat e mbrëmjes: Shpeto jetë
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit vlerëson rolin e saj si simbol i lidershipit dhe frymëzimit... -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave
Jeta në Zvicër
-
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra Komuniteti shqiptar në Bern merr pjesë në festivalin multikulturor... -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet














