Kosova
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit
Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë me Maninder Sidhu, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë.
Gjatë takimit, u diskutua mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, duke përfshirë sektorët e teknologjisë dhe industrinë e minierave, transmeton albinfo.ch.
Kurti vlerësoi rolin e Kanadasë si një aleat i hershëm i Kosovës, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar ndaj vendit.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
VIDEO:
https://www.facebook.com/share/r/18Bn688c1Q/
E-Diaspora
-
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos Në një forum ku vetëm një numër i kufizuar shtetesh kanë hapësira të dedikuara për prezantim,... -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet
Jeta në Zvicër
-
Demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror shkakton trazira në Cyrih, digjet flamuri amerikan Një demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Cyrih ka shkaktuar përleshje dhe ndërhyrje policore. Rreth... -
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta -
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos









