Integrimi
Një zë i urtë, një grua e fortë: Shyhrete Rexhaj, në mbrojtje të shëndetit mendor të komunitetit shqiptar në Zvicër
Ajo është profesoreshë HES ordinaire dhe drejton Laboratorin e Kërkimit dhe Mësimdhënies në Shëndet Mendor e Psikiatri, pranë Institutit Haute École de la Santé La Source – HES-SO
Në një botë ku shëndeti mendor shpesh qëndron nën hijen e paragjykimeve, Shyhrete Rexhaj ecën me hapa të vendosur për ta sjellë atë në dritë. Grua shqiptare, me rrënjë të thella kulturore dhe një zemër të madhe, ajo ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Zvicër si profesioniste, si pedagoge, si kërkuese, por mbi të gjitha si njeri që dëgjon dhe ndien
Ishte viti 2003, kur gjatë një praktike klinike në psikiatri, ajo ndjeu për herë të parë thirrjen e kësaj fushe delikate. Ballafaqimi me të rinj që përballeshin me varësi ndaj alkoolit e preku thellë. “Ata më mësuan të vlerësoj momentet e vogla, hapat e vegjël drejt shërimit”, thotë ajo me një butësi që bart peshë të jetuar
Prej asaj dite, ajo nuk e ka ndalur më rrugën e saj. Ka qenë afër të rinjve, grave, familjeve të përballura me dhimbje të heshtura, trauma që s’kanë gjetur fjalë, dhunë që është fshehur pas dyerve të mbyllura, depresione që janë mbuluar me heshtje e turp. Ajo i ka dëgjuar të gjitha. Dhe nuk i ka gjykuar kurrë. Përkundrazi, ka ndërtuar ura, ka ofruar besim, ka sjellë dritë.
Shyhrete Rexhaj është aktualisht profesoreshë HES ordinaire dhe drejton Laboratorin e Kërkimit dhe Mësimdhënies në Shëndet Mendor e Psikiatri, pranë Institutit Haute École de la Santé La Source – HES-SO. Ajo është një zë i çmuar jo vetëm për shkencën, por për gjithë komunitetin shqiptar. Ajo ka zhvilluar edhe programe konkrete si “Së Bashku”, për të ndihmuar të afërmit e personave me sëmundje mendore sepse, siç thotë ajo, “vuajtja nuk është vetëm e atij që sëmuret, por edhe e atyre që qëndrojnë pranë”.
Shyhretja flet hapur për barrierat që hasin shqiptarët në Zvicër për të kërkuar ndihmë psikologjike: gjuha, paragjykimet, mungesa e informacionit, turp dhe nganjëherë, statusi i pasigurt që i lë në një boshllëk të dhimbshëm. Por ajo ka besim. E sheh ndryshimin. Brezat e rinj janë më të hapur, më të vetëdijshëm, më të guximshëm për të folur, për të kërkuar ndihmë.
Për të, çdo takim me një të ri që vendos të mos e fshehë dhimbjen, është një fitore. Çdo grua që kërkon ndihmë është një dritë shprese. Çdo familje që mëson të dëgjojë, është një hap drejt shërimit kolektiv.
Mesazhi i saj për të rinjtë shqiptarë në Zvicër është i thjeshtë, por i fuqishëm: :Të jenë krenarë për rrënjët që kanë, t’i marrin me vete për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. Shëndeti mendor nuk është turp. Është pjesë e jetës. Dhe për të jetuar plotësisht, duhet ta pranojmë dhe të përkujdesemi për të për veten tonë dhe për njëri-tjetrin”.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes










