Shqipëria
Noel Malcolm mbron ambasadorin e Shqipërisë në Britani: Çdo shqiptar mund të krenohet me të
Raportimi tabloidit britanik ‘Daily Mail’ rreth ambasadorit të ri të Shqipërisë në Britani Uran Ferizit e për të cilin u tha se më 1998 kishte hyrë ilegalisht në Angli duke gënjyer se po ikte nga lufta në Kosovë, ka nxitur reagime, transmeton albinfo.ch.
Akademiku britanik, Sir Noel Malcolm i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri të Shqipërisë duke përgëzuar autoritetet shqiptare për vendimin për ta çuar Ferizin ambasador në Londër dhe duke e cilësuar si zgjedhje shumë të mirë.
“Unë kam njohur çdo ambasador shqiptar në Londër që kur erdhi i pari në 1991, në fund të komunizmit. Të gjithë kanë pasur cilësi pozitive dhe i kanë shërbyer shumë mirë vendit të tyre. Por Dr Ferizi ka një kombinim të jashtëzakonshëm të aftësive. Anglishtja e tij është krejtësisht e përsosur, pa asnjë gjurmë të theksit të huaj dhe ai kupton çdo nuancë të gjuhës. Vitet e shumta që i kaloi duke jetuar në MB i dhanë gjithashtu një njohuri të thellë për kulturën, funksionimin e medias dhe natyrën e politikës britanike. Ai ka mbajtur gjithmonë një interes të ngushtë për çështjet politike të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka njohuri jo vetëm për çështjet e politikave, por edhe për anëtarët individualë të Parlamentit dhe pikëpamjet e tyre. Si një shkencëtar kërkimor, ai ka një mendje shumë analitike: ai është një zgjidhës i natyrshëm i problemeve. Por në të njëjtën kohë ai ka aftësi shumë të mira në marrëdhëniet me njerëzit; ai është i shoqërueshëm dhe i pëlqyeshëm. Çdo qytetar shqiptar mund të ndihet krenar që do ta ketë si përfaqësues Dr Ferizin në Londër”, shkroi Malcolm.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso











