Lajme
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve
Swiss Airlines ende ka një numër shumë të madh stjuardesash dhe pilotësh. Për këtë arsye, kompania po ofron tani bonuse për largime vullnetare, raporton «Aerotelegraph».
Një mesazh u dërgua javën e kaluar te të gjithë rreth 4,500 stjuardesat dhe stjuardët. Sipas kompanisë, kushdo që të japë dorëheqjen midis 13 marsit dhe 30 prillit dhe të largohet nga kompania deri në fund të gushtit 2026, do të përfitojë një kompensim të njëhershëm prej 15,000 frangash bruto.
Situata e vështirë me personelin është shkaktuar, ndër të tjera, nga problemet me motorët në industrinë e aviacionit dhe mungesa e stafit në kabinë. Po ashtu, situata e përshkallëzuar gjeopolitike dhe rritja e çmimeve të naftës kanë shtuar presionin financiar, duke bërë të nevojshme “kursime afatshkurtra të kostove”.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












