Kosova
Tragjedi në familjen kosovare në Kanada: Nënë dhe bir dyshohet se u mbytën në pishinë
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada. Një nënë e re dhe djali i saj kanë humbur jetën, dyshohet si pasojë e mbytjes në një pishinë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, i cili shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e bashkëqytetares E.Ramosaj dhe djalit të saj, Elonit.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjja jonë do të ndjejë mungesën e buzëqeshjes dhe mirësisë tënde,, dhe të birit tënd,” ka shkruar Ramosaj në rrjetet sociale.
Ai konfirmoi për mediat se djali kishte rënë në pishinë dhe nëna kishte hyrë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht asnjëri nuk kishte mundur të dilte i gjallë.
Tragjedia raportohet se ka ndodhur në lagjen Lachine të Montrealit, të martën në mbrëmje. për këtë tragjedi ka reaguar edhe kryetarja e Lachines, që ka dhënë të njëjtin përshkrim për ngjarjen.
Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e të dyve në vendngjarje.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












