Bota
2.6 miliardë përdorues të “smartfon”-ëve në vitin 2017
Përfaqësimi i tillë i telefonave celularë po çon në ndryshime të mëdha në shumë sfera të jetës, veçanërisht në komunikim, argëtim, arsim, biznes, reklama
Në momentin që po hyjmë në vitin 2017, 2.6 miliardë njerëz do të jenë duke përdorur telefonat e mençur. Në fakt bëhet fjalë për një të tretën e popullsisë së botës.
Përfaqësimi i tillë i telefonave celularë po çon në ndryshime të mëdha në shumë sfera të jetës, veçanërisht në komunikim, argëtim, arsim, biznes, reklama, thuhet në një deklaratë nga agjencia zvicerane softuerike Namics, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Hostingfacts.com”, shumë më tepër janë ata që hyjnë në internet përmes smartphones (52.7 për qind) sesa përmes desktopit, ndërsa katër nga pesë përdoruesit e smartfonëve vendosur për të bërë edhe blerjet nëpërmjet smartfonëve.
Ndryshimi i zakoneve i shkaktuar nga ky revolucion teknologjik çoi në zhvillimin e biznesit të telefonave celular të njohur si “M-Commerce”.
“Hulumtimet tregojnë se i ashtuquajturi “m-commerce” po rritet më me shpejtësi se “e-commerce”, respektivisht deri në 200 për qind më shpejtë. Kështu që më shumë janë ata që i vendosin shërbimet dhe produktet e tyre të ofruara për konsumatorët në platforma të lëvizshme”, shpjegon Catherine Simon nga agjencia zvicerane për zhvillim të softuerëve dhe aplikacioneve të biznesit celular.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











