Shqipëria
2 viktima dhe 931 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Në 24 orët e fundit, situata me pandeminë qendron si vijon: Janë kryer 3,722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 931 qytetarë, në këto bashki:
374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi, 58 dhe 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












