Jeta në Zvicër
20 dollarë për 10 minuta ajër të pastër: Zvicra shet ajër nga Alpet
Një kompani zvicerane do të mbushë shishe me ajër të pastër nga Alpet zvicerane, e cila do t’ua shesë atë qytetarëve në zonat e ndotura, siç janë ato në Kinë dhe Indi. Kjo kompani zvicerane do të kërkojë 20 dollarë për një shishe ajri që përmban më shumë se 120 inhalacione ose rreth 10 minuta përdorim, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të kompanisë, ajri mblidhet nga vende të ndryshme në Alpet zvicerane. Produkti vjen me një maskë të bashkangjitur të frymëmarrjes.
“Ky produkt është për një popullsi që jeton në baza ditore me ndotje të tmerrshme që mund të shkurtojë jetën dhe të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore. Një shishe ajri zviceran nuk është përgjigjja e problemeve të tyre, por është kaq e këndshme që ju të mund të thithni ajrin e pastër dhe të freskët, madje edhe me pak fjalë”, tha CEO i kompanisë, Denis Wur.
Ai tha se pret që kompania e tij të bëhet “një lojtar i madh në tregun e ri të ajrit” dhe njoftoi se shitjet e para tashmë janë bërë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










