Lajme
20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën
Mendoi se vrau nënën: Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Itali
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Civitanova Marche në Itali, ku më 22 shkurt humbi jetën 20-vjeçari Rikardo Mërkuri, i cili u mbyt në det. Pas tragjedisë ka reaguar babai i tij, Mario, duke dhënë detaje për mediat italiane rreth asaj që parapriu ngjarjen, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, i biri dyshohet se i dha fund jetës në ujërat e akullta pasi besonte se kishte shkaktuar vdekjen e nënës së tij. “Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, është shprehur ai.
Familjarët bëjnë të ditur se mbrëmjen e së premtes kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos. Më pas, babai ishte larguar nga shtëpia dhe gjatë asaj kohe mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i ashpër, i cili kishte përfunduar me agresion fizik nga ana e të riut.
Nëna e tij, Albana Kastrioti, ishte gjetur nga bashkëshorti e shtrirë pa ndjenja në banjë, me dëmtime të rënda në fytyrë. Ajo u dërgua fillimisht në spitalin e Macerata dhe më pas u transferua në spitalin rajonal të Torrette në Ankona, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale.
Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, trupi i 20-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës.
Familja, me prejardhje shqiptare dhe prej shumë vitesh e vendosur në Pollenza, është e njohur në komunitet. Përveç prindërve, Rikardo lë pas vëllain e madh Alessio dhe gjyshen.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka prekur thellë komunitetin lokal./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it Ajo konkurron më 8 mars 2026 për Parlamentin e qytetit nën siglën e FDP Die Liberalen... -
Berlin
Regjisori shqiptar Renis Hyka triumfon në Berlinale me projektin fitues “The Dream Makers” -
Slloveni
Vdes tragjikisht në vendin e punës i riu kosovar në Slloveni -
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të llogarisni në mbështetje tonë për rrugën drejt BE-së -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it Ajo konkurron më 8 mars 2026 për Parlamentin e qytetit nën siglën e FDP Die Liberalen... -
Gabim në Thurgau: I jepet shtetësia zvicerane një personi të vdekur -
Shkatërron mercedesin në një vetaksident: 6 muaj burg për kosovarin -
Qendrat federale të azilit në Zvicër, kritika për kushte si në burg -
Dështimet e SECO vazhdojnë të ndikojnë tek të papunët












