Shkurt.ch
20 vjet Ballkan-Zvicër
Debatet për Ballkanin mund t'i ndiqni gjatë gjithë javës në televizionin zviceran SF, duke filluar nga sonte në ora 22:20
Në prill të vitit 1992 filloi lufta në Bosnjë, pastaj në Kosovë – mijëra njerëz u larguan për në Zvicër. Por a ndjehen ata këtu si në shtëpi? A ndjeheshin mirë në një vend, derisa kishte luftë në shtëpitë e tyre? Dhe si e vlerësojnë copëtimin e ish-Jugosllavisë?
Për të gjitha këto do rrëfehen në debatin me Karin Frei, në televizionin zviceran:- Besnik Abazi, mjeku me origjinë kosovare, specialist në psikiatri dhe psikoterapi.- Valentina Matolic, juriste me origjinë kroate, udhëheqëse e Shërbimeve Sociale për kroatët në kantonin Aargau.- Azem Maksutaj, 14-herë kampion i botës në Thai-boks, pronar i një shkolle të artit luftarak me origjinë nga Kosova- Vica Mitrovic, politikolog me origjinë nga Serbia, ndërmjetësues kulturor.- Jasmina Opardija, kishte ikur nga Bosnja në 1993, tash udhëheq programin e Ballkanit në Universitetin e Fribourgut.
E martë 24 Prill 2012, ora 22,20, SF 1E mërkurë 25 Prill 2012, ora 01.35, SF 1E mërkurë 25 Prill 2012, ora 11.00, SF infoE enjte 26 Prill 2012, ora 03.55, SF 1E enjte 26 Prill 2012, ora 12.40, SF infoE Shtunë 28 Prill 2012, ora 14,05, SF 1
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës














