Kosova
20 vjet nga trazirat e marsit
17 marsi 2004 shënon fillimin e protestave që do të njiheshin si “Trazirat e marsit”.
Këto prostestaqë zgjatën dy ditë, gjatë të cilave u vranë 20 civilë, e u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë, nisën pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë në tentim për t’i shpëtuar sulmit nga një grup i të rinjve serbë. Shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.
Një nga fëmijët e mbijetuar tregoi para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17 mars, filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.
Protestat ishin drejtuar kundër UNMIK-ut.
Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar këto ngjarje nëpërmjet një postimi në Facebook. “Sot u bënë 20 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Katër fëmijë shqiptarë u ndoqën nga një grup i të rinjve të komunitetit serb. Për të shpëtuar nga sulmi, ata u hodhën në lumin Ibër, prej nga i gjallë doli vetëm Fitim Veseli. Ndodhi kjo në një kohë e kontekst me përplot paqartësi për të ardhmen e vendit, pas luftës për të cilën plagët e kujtimet ishin ende shumë të gjalla teksa drejtësia për krimet, vuajtjet e dëmet e përjetuara nuk shihej asgjëkundi. Lajmi për mbytjen në lum të Egzon Deliut, 13 vjeç, Avni Veselit, 12 vjeç, dhe Florent Veselit, 9 vjeç, u shpërnda rrufe dhe jehoi kobshëm në çdo cep të vendit. Protestat e qytetarëve në rrugë ishin përgjigjja e menjëhershme. Pa thirrje të organizuar e pa organizim në mbarëvajtje, ato shumë shpejt morën përmasa masive duke përfshirë gjithë Kosovën. E kur protesta është spontane e pa organizim, që ajo të jetë paqësore dhe e qetë duhet që secili pjesëmarrës të jetë paqësor e i qetë. Ndërsa për t’u bërë e dhunshme mjaftojnë vetëm një grusht i protestuesve të jenë të tillë. Dhe kështu ndodhi. Madje, fillimisht ato ishin të drejtuara kundër UNMIK-ut e, më pas, se kush i orientoi drejt vendbanimeve me serbë dhe kishave e manastireve ortodokse nuk u sqarua asnjëherë”, shkroi Kurti.
Kurti ka thënë se emrat e katër të vrarëve ende nuk dihen. Ai ka treguar se si hakmarrje pati dhunë edhe në Nish e Novi Sad, ku u shënjestruan pakicat, kryesisht shqiptarët.
Kurti ka thënë se atë kohë Kosova nuk kishte përgatitjen institucionale për ta depërshkallëzuar situatën, pasi ishte në administrim total ndërkombëtarë, por tha se disa policë treguan guxim dhe rrezikuan jetën për të mbrojtur serbët në shumë qytete e fshatra./Koha.net
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












