Lajme
200 tituj të botuesve kosovarë në Panairin e Frankfurtit
Shtëpitë botuese nga Kosova e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ngjarjen më të madhe të librit në botë, në Panairin e sivjetmë të Librit në Frankfurt.
Afërsisht 200 tituj do të prezantohen në Panairin katërditor të Librit në Frankfurt – edicioni i 62-të i të cilit hapet me 10 tetor.
25 shtëpi botuese dhe institucione që botojnë libra do të prezantohen në stendën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.
“Secila prej shtëpive botuese ka të limituar numrin e titujve prej 15 sosh”, ka thënë ka thënë Besian Zeneli, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, raporton Koha.
Por ka edhe shtëpi botuese të cilat do të prezantohen edhe më pak tituj. “Kësisoj, gjithsej janë afërsisht 200 tituj”, ka shtuar Zeneli Titujt të cilët do të prezantohen sivjet janë edhe ato të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik, Institutit të Historisë, Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Universitetit të Prishtinës dhe të shtëpive të tjera botuese si „KOHA“,“AIKD’99”, “Alb-Med”, “Albas”, “Anton Pashku”, “Artini”, “Bss”, “Cuneus” “Dukagjini”, “Faik Konica”, “Drita”, “Dija”, “Mendimi Pozitiv”, “Rugova Art”, “Tenda Titanik” dhe “Zëri”.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











