Shqipëria
“Air Albania” nis me fluturime brenda verës
Qeveria e Shqipërisë ka urdhëruar kompaninë shtetërore të kontrollit ajror Albkontroll të krijojë një kompani nën bashkëpronësi me Turkish Airlines dhe një kompani që është regjistruar së fundmi në Vlorë me emrin MDN Investment, me synimin e nisjes së fluturimeve ajrore.
Kompania e re, me emrin Air Albania nuk është regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, por vendimi i qeverisë i 16 majit kërkonte përcaktimin e kuotave të pjesëmarrjes “brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit”.
Aksioneri i vetëm i MDN Investment, Sinan Idrizi, ka thënë për Birn se synimi i kompanisë së re është nisja e fluturimeve brenda verës së këtij viti për destinacionet në kontinentin Evropian dhe nisja e fluturimeve transatlantike brenda dhjetorit.
Idrizi njoftoi se stafi i kompanisë së ardhshme ajrore Air Albania gjendet aktualisht duke u trajnuar nga Turkish Airlines dhe do të kthehet në Shqipëri pas pak javësh për të filluar punën.
Kompania e fluturimeve ajrore shqiptare është një premtim i kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Turqisë Recep Tajip Erdogan.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Tregu i injeksioneve me acid hialuronik po bën bum në Zvicër Tregu i acidit hialuronik po përjeton një bum të vërtetë në Zvicër. Pavarësisht çmimit të lartë,... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













