Fotolajmi
2016, viti i arit
Informacionet e këqija që vijnë nga Kina dhe një rënie në çmimet e naftës kanë kthyer epitetin e arit për investime të sigurta në kohë të pasigurta. Pas tre vjet humbjesh, ari nga fillimi i vitit është forcuar më shumë se tetë për qind, duke u bërë investimi më i mirë këtë vit në nivel global.
Gjatë javës së kaluar një ons ari ka arritur një çmim prej 1.155, 30 dollarë, niveli më i lartë që nga 29 tetori, dhe analistët parashikojnë se do të jetë edhe më mirë.
“Analistët parashikojnë se 2016-a do të jetë një vit i artë. Ka shumë elemente që shkaktojnë jostabilitet në tregjet dhe ari është streha më e sigurt për ta. Vlerësimet tregojnë se paqëndrueshmëria në tregje do të shtojë oreksin e investitorëve për arin, kështu që çmimi i tij gjatë këtij viti mund të arrijë 1,350 dollarë”, thotë analisti Aslam nga „AVA Trade“.
“Personalisht kam pritur çmime pak më të ulëta gjatë tremujorit të parë, por çmimet e ulëta të naftës dhe rendimentet e ulëta nga letrat me vlerë kanë rritur çmimet e arit më herët se sa pritej”, shtoi kolegu i tij, Ole Hansen.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












